Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 25.09.2019
FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 1.7 milion klientë. Me qëllim të rritjes së efikasitetit në
operacione, FINCA Kosovë shpall:
  • ZYRTAR/E PËR RELACION ME KLIENT – PRISHTINË

PËRGJEGJËSITË:
  • Të identifikojë klientët potencial për kredi përmes promovimit të ofertës kreditore;
  • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare;
  • Mirëmbajë klientët ekzistues të institucionit dhe të menaxhojë kualitetin e portfolios;
  • Të vlerësojë riskun e kredisë;
  • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët;
  • Të menaxhojë me sukses pagesat mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë institucionin, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit;
  • Të ofrojë kualitet të lartë shërbimit të klientit;
  • Të shes në mënyrë proaktive produktet e kredisë si dhe produktet e tjera në të ardhmen;

KUALIFIKIMET:
  • Diplomë universiteti në ekonomi, financa ose administrim biznesi;
  • Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi;
  • Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Njohuri të përgjithshme të sistemit mikro-financiar;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Posedimi i patentë shoferit.
Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org, ose dergoni CV- në dhe Letrën motivuese në e-mail adresën: recruitment@fincakosovo.org apo në
hr@fincakosovo.org. Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 25/09/2019
www.fincakosovo.org

FINCA
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)