Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 30.09.2019
ACN - Shtëpia e Efiçiencës


Kompania ACN NTP, me seli ne Fushë Kosovë, e specializuar në shitje dhe instalim të paisjeve për klimatizim-ventilim dhe ndriçim, përfaqsues ekskluzivpër brendet MIDEA dhe V-TAC , kërkon:
  • Depoist - Ndihmes Depoisti


Përgjegjësitë kryesore:

Bënë pranimin e mallit nga depo qëndrore, përkatësisht ngarkon-shkarkon mallin sipas udhëzimeve të brendit
Mallin e pranuar/shkarkuar, e kontrollon nga sasia, cilësia, dëmtimi i mallit dhe informon Menaxherin në rast të ndonjë parregullësie
Skenon barkodet e produkteve dhe i teston a janë në sistem, nëse nuk janë është i obliguar të njoftojë menaxhmentin që të bëhen përmirësimet e duhura dhe të mos e pranojë atë mall, në të kundërtën jep përgjegjësi për pranim

Përgjegjës për strukturimin dhe kategorizimin e mallit në depo sipas standarteve të përcaktuara, njëkohësisht i përmbahet rregullores së sigurisë në depo

Pas pranimit të mallit bënë seleksionimin e mallit për ekspozim në dyqan dhe mallit që do të vendoset në depo

Bënë përgatitjen e mallit për ekspozim në dyqan , skenohet në sistem, çmimi, deklaracioni, etj., në rast nevoje në sasi të mëdha të mallit ndihmohet nga punëtorët

Ngarkon përkatësisht vendos mallin në hapësirat/raftet e duhura në depo sipas specifikave të mallit, në mënyrë fizike apo makineri adekuate

Gjatë orarit të punës, nuk lejohet lirimi/shkarkimi i mallit nga depo në dyqan pa praninë tuaj,pra cdo lëvizje e mallit bëhet nga ana juaj

Mbanë dhe jep përgjegjësi për mallin e pranuar në depo dhe mallin e liruar/shkarkuar nga depo (malli që dërgohet në dyqan)

Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt

Paga Bruto 360€

Përshkrimi i punës dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Diplomë e shkollës fillore, preferohet shkolla e mesme
  • Njohuri të gjuhës angleze, MS Office, njohuri në programe të shitjes
  • Shkathtësi numerike, Shkathtësi komunikuese, energjik, pro aktiv
  • Leja e vozitjes: kategoria B, C1 - preferohet
  • Aftësi fizike, të jetë i fuqishëm
  • Shkathtësi të punës në grup
  • I kujdesshëm ndaj detajeve

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: gj@acn-ks.com,

Në intervisë do të ftohen vetëm kandidatët e zgjedhur nga Komisioni për pranim ,


Ju mirëpresim “ ACN “

ACN - Shtepia e Efiçiences
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)