Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 11.09.2019
Konkurs për punësim:

Me rastin e hapjës së Subjektit “Molla e Egër Agroturizëm” - Risi per Tregun Kosovar i planifikuar të hapet gjatë Muajit Gusht 2019!
Molla e Egër është një fillim i ri i një organizimi të ri të shërbimit në industrinë e hotelerisë dhe agroturizmit. Kjo iniciative e re vjen nga pronari i cili ka zanafillë biznesi në shërbimin e shitjës dhe prodhimit të ushqimeve që daton prej vitit 1991 dhe i cili ka të punësuar më shumë se 300 persona në këto industri dhe sektore si dhe ka mbi 80 kontrata me fermer.

Ky organizim i ka munguar Kosovës dhe ndahet si më poshtë:
  • Organizim i ri me vazhdimsinë e kontratave të fermerëve.
  • Organizim i shërbimit të Restaurantit me produkte të shumëta të përbëra nga receta të vjetra tradicionale të të gjitha trevave të Kosovës.
  • Organizim i shitjës së recetave të shumë produkteve organike të bylemtit dhe frutave-perimeve vendore .
  • Organizim i një hapsire të veçantë në Parkun e Bërnices me një hapsirë -Restauranti mbi 1500 m2, dhe më shumë se 100 vend parkime.
Planifikimi i mbushjes së 34 vendeve të punës:
  • Kuzhinier/e (me përvojë dhe ambicje) - 4 vende të lira
  • Menaxher (me përvojë dhe ambicje) - 2 vende të lira
  • Ndihmes Kuzhinier/e (me përvojë dhe ambicje) - 8 vende të lira
  • Picaman (me përvojë dhe ambicje) - 2 vende të lira
  • Banakier - 4 vende të lira
  • Kamarier/e (me përvojë dhe ambicje) - 8 vende të lira
  • Enlares/e - 4 vende të lira
  • Pastrues/e - 2 vende të lira
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë
Ju lutem të aplikoni duke kontaktuar në numrin e telefonit apo nëpërmjet Viber në +383 45 559 450 apo edhe nëpërmjet email mollaeeger@gmail.com

Molla Eger
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)