Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 18.08.2019
KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës:

SERVISER PËR APARATE DHE FRIGORIFER
ZYRA QENDRORE E UJË RUGOVE, SHKABAJ, PRISHTINË.


Çka ofron Korporata RUGOVE:

• Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
• Ambient profesional dhe motivues;
• Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
• Mundësi të përparimit në karrierë.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore të pozitës:

• Përgjegjës për servisimin e aparateve të ujit dhe frigoriferëve;
• Identifikon dëmtimet teknike, prishjet të këtyre pajisjeve dhe bën riparimin e tyre;
• Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.;
• Ofron përkrahje teknike te klientët për pajisjet e shitura ose të huazuara;
• Menaxhon evidencat e servisit, fletë-garancioneve dhe stokut të pjesëve rezervë;
• Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit.

Çka presim nga kandidatët:

• Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
• Të jenë të motivuar për punë;
• Të jenë të gatshëm për pune ekipore;
• Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
• Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Kriteret e punësimit:

• Shkolla e mesme;
• Shkollimi i lartë në fushën relevante konsiderohet përparësi;
• Përvojë pune së paku 1 vjeçare në fushën e servisimit të pajisjeve;
• Patent shofer, kategoria B.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 21 korrik 2019, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.


Korporata RUGOVE
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)