Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 10.07.2019
Restaurant TE HALIMI” SH.P.K. Prizren, Prishtine dhe Ferizaj shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të punës:
  • Ndihmës Kuzhiniere/a
  • Sallatere/a
  • Kamariera
  • Enëlarëse/a

Restaurant TE HALIMI” Sh.p.k. me seli kryesore në Prizren, është restaurant me traditë shumëvjeçare në gastronomi i cili ofron kushte profesionale duke i plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare si dhe duke ju mundësuar ngritje të suksesshme në karrierë profesionale në gastronomi. Kërkohen të rinj të motivuar për plotësimin e pozitave të cekura më lartë për nevojat e Restaurantit në Prizren, Prishtine dhe Ferizaj.

Nga Kandidatët kërkohet:
  • Të ketë përvojë të mëhershme në punë të ngjashme;
  • Të ketë shkathtësi dhe entuziazëm në kryerjen e detyrave;
  • Të ketë paraqitje profesionale;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit/teknologjisë;
  • Të jenë të gatshëm për punë me ndërrime (paradite dhe pasdite);
  • Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme, preferohet Shkolla e Turizmit.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në të bashkangjitur në adresën info@tehalimi.me Në subject te ceket pozita dhe lokacioni per te cilin aplikoni. Nuk pranohen forma të tjera të aplikimit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të kontaktohen.

Restaurant Te Halimi
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)