Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 26.04.2019
Kompania OXA-GROUP me seli në Ferizaj për nevojat e kompanive të saja hap konkurs pozitën:

Service Desk Operator

Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:

*I përgjigjet thirrjeve apo kërkesave të cilat vijnë drejtpërdrejt, përmes telefonit apo përmes postës elektronike dhe i adreson ato tek palët relevante përmes sistemit softuerik të tiketimit / hapjes së rasteve;
*Ofron përkrahje teknike për klientët e brendshëm dhe të jashtëm;
*Operatori i deskut është pika e pare e kontaktit për të gjitha kërkesat dhe asistencën për shërbime dhe intervenime të nevojshme brenda kompanive në OXA GROUP;
*Përcjellë ecurinë e aktiviteteve dhe sigurohet që po përfundojnë detyrat e deleguara nga vartësit ;
*Mirëmban të dhënat e sistemit të Service Deskut;
*Si dhe detyra të tjera të ndërlidhura me natyrën e punës.

Kushtet për aplikim:

*Diplomë Universitare ;
*Të ketë përvojë pune së paku 1 vjeçare, përvoja në fushat relevante përbën avantazh ;
*Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar dhe në të folur ;
*Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
*Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë;
*Njohuri të avancuara të punës me kompjuter ;
*Të njohë gjuhën angleze , njohja e ndonjë gjuhe tjetër përbën avantazh;
*Kandidatët preferohen të jenë nga rajoni i Ferizajt.

Çka ofron kompania:

Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi;
*Mundësi avancimi në karrierë;
*Pagë konkurruese;
*Shujtë ditore.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një CV në adresën elektronike hr@oxa-group.com duke cekur emrin e pozitës në Subjekt -SERVICE DESK OPERATOR

Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese,referencë,certifikata të trajnimeve etj, do të merret parasysh.

Afati fundit për aplikim është data 26.04.2019
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Oxa-Group
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)