Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 27.03.2019
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Group është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët. Në emër të klientit tonë, kompani në fushën e ICT, po kërkojmë të punësojmë në Kosovë:

PRODUCT MANAGER (RRJETA DHE TELEKOM) 

PËRSHKRIMI I PUNËS:

• Njeh gamën e produkteve, specifikimet e tyre teknike, konfigurimet standarde dhe opsionet shtesë, limitet dhe mundësitë për përmirësime;
• Njeh produktet konkurrente për produkt portfolion që mbulon, krahason specifikat teknike, çmimet etj;
• Mban mardhënie me furnitorët në nivelin e përcaktuar të komunikimit;
• Bashkëpunon me furnitorët në perzgjedhjen e produkteve në funksion të zgjidhjes së ofruar të klientëve;
• Të hartojë/ krijojë zgjidhje teknike për projekte me klientë biznesi sips nevojave dhe kërkesave të klientit. Krijon mardhënie me klientë;
• Njeh të gjitha veglat e ofruara (partner portals, configurator tools, special prices, order managment) nga furnitorët e paisjeve për të krijuar ofertë të kompletuar teknike dhe financiare;
• Sugjeron çmimet e shitjes dhe kryen procedurat përkatëse për administrimin e tyre;
• Bën porositë për produkte tek furnitorët. Ndjek në sistemin e furnitorit statusin e porosisë.


KËRKESAT E PROFILIT:

• Të ketë të përfunduar studimet e larta. (E preferueshme Shkencat Kompjuterike, Inxhinieri Kompjuterike, Elektronikë, Telekomunikacion apo të ngjashme).
• Eksperiencë e mëparshme punë në fushën e teknologjise, së paku 2 vite.
• Njohuri të mira rreth produkteve të Teknologjisë Informative, sidomos në pjesën e produkt portfolios si: Switching, Routing, WiFi, VoIP, Firewall, Proxy, Security, LAN dhe WAN Design.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze në shkrim dhe komunikim.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.



PAGESA: Shumë e mirë.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: d.xhema@theheadhunter.com jo më vonë se data 27 Mars 2019. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për këtë pozitë, të shkruajnë pozitën për të cilën aplikojnë në “Subject Line”.

Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

The HeadHunter KosovoBranch
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)