Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 31.03.2019
Jeni të interesuar të dini se si funksionon ekipi i Marketingut dhe PR-it në një Organizatë super aktive, siç është Let’s Do It Kosova? Doni të dini më shumë për metodat e Marketingut dhe PR-it që e pasqyruan Fushatën më të suksesshme të vitit 2018 “Ta Pastrojmë Kosovën”? A e keni parë kombinimin e materialeve të shkruara, fotografive profesionale nga çdo aktivitet, dhe video materialet që me t’u publikuar janë bërë virale? Çka nëse iu themi se tani e keni mundësinë jo vetëm ta shihni për së afërmi këtë punë, por edhe TË BËHENI PJESË E KËTIJ EKIPI!!!

Let’s Do It Kosova shpall konkurs për punë praktike, me mundësi punësimi për këto pozita:

1. Dizajner/e grafik

- Të ketë njohuri dhe përvojë pune në programet e Paketës Adobe, si: Photoshop, Illustrator dhe InDesign

2. Montazher/e

- Të ketë njohuri dhe përvojë pune në programet e Paketës Adobe, si: Premiere dhe After Effects
- Përparësi kanë personat që e njohin dhe kanë përvoje pune me kamerë

3. Web Designer/e /Programmer/e

- Të ketë njohuri dhe përvojë pune në programet e Paketës Adobe, CMS Word Press

4. Zyrtar/e për media dhe informim

- Të ketë përvoje pune në gazetari
- Të shkruaj dhe të flas rrjedhshëm gjuhën angleze

Kushtet:

- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze
- Të jenë të gatshëm të punojnë nën presion të kohës
- Të jenë të gatshëm të punojë me orar fleksibil
- Përparësi kanë personat kreativ dhe që janë të pavarur në punë

Për të gjithë këto pozita, përparësi do të kenë të rinjtë që janë apo kanë përfunduar studimet në fushat përkatëse.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 31 mars 2019.
Të interesuarit të dërgojnë CV-n e tyre bashkangjitur portfolion në e-mail adresën: info@letsdoitkosova.org.

Në të njëjtin e-mail mund të na shkruani për çdo paqartësi.
Ju inkurajojmë të aplikoni!

Lets do it Kosova
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)