Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 25.02.2019
Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëminë e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 20 (njëzetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë, dhe Lipjan.

Aktualisht Aztech Shpk për piken e shitjes ne Prishtinë kërkon të rekrutojë me orar të plotë;
  • Shitës/e në Prizren
Detyrat dhe përgjegjsitë:
- Mirëpritja e konsumatorëve dhe ofrim i shërbimeve,
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet,
- Ndihmon konsumatorët për të bërë zgjidhej duke ndërtuar raporte të besueshëm-duke ofruar sugjerime dhe opinione,
- Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë,
- Raporton vonesat në liferim të mallit dhe defektet e produkteve,
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara,
- Bën rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve,
- Monitoron dhe mirëmban dyqanin,
- Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.

Kualifikimet:
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë,
- Preferohet së paku 1 (një) vit përvojë pune në shitje,
- Të jetë metodik dhe i/e organizuar,
- Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemëve,
- Njohuri shumë të mira në kompjuter dhe produkteve që shet kompania,
- Preferohet leje e vozitjes (kategoria B),
- Preferohet të jene me vendbanim afër pikave të shitjes,
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.

Ne ofrojmë:
- Orar fleksibil të punës,
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
- Mundësi reale të zhvillimit profesional,
- Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe
- Pagë konkurruese.

Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/electronics/burimetnjerezore/

Afati për aplikim deri me datë: 25.02.2019.

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

AZTECH
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)