Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 24.02.2019
KONKUR PUNE  -  Telegrafi.com, shpall Konkursin e Punës:

GAZETAR SPORTI

Kualifikimet e nevojshme:
  • Preferohet Fakulteti i Gazetarisë apo Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruarit e gjuhës shqipe dhe në komunikim.
  • Zotërim i shkëlqyer i gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur.
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike (MS Office, Photoshop...).
  • Gatishmëri për punë ekipore dhe aftësi për t’u përshtatur shpejt në ambient fleksibil pune.
  • Gatishmëri për ndryshim orari ditor dhe javor.
Përvoja:
  • Së paku 1 vit përvojë pune në gazetarinë sportive.
  • Dokumentet e kërkuara
  • CV (Curriculum Vitae)
  • Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës
  • Kopjen e diplomës së fakultetit përkatës
  • Çdo dokument tjetër apo certifikatë që posedon e që u përshtatet kushteve të kërkuara
Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët:

Telegrafi.com është portal i pavarur i lajmeve në gjuhën shqipe i themeluar në vitin 2006, me bazë kryesore në Prishtinë dhe seli të dytë në Maqedoni. Telegrafi për më shumë se një dekadë ka arritur të ruajë paanshmërinë dhe të jetë burim i lajmeve me kredibilitetin më të lartë në të gjithë trevat shqipfolëse. Misioni kryesor i Telegrafit është informimi i saktë i qytetarëve në kohë reale, duke ruajtur fuqishëm epitetin e medias së pavarur dhe pozicionin si lider në fushën e medias online. Puna e shkëlqyer dhe korrekte e ekipit tonë e ka renditur Telegrafin si burimin kryesor të informimit në vend dhe rajon. Falë përkushtimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të punonjësve në departamente të ndryshme, në Telegrafi numërohen miliona shfletime të lajmeve të lexuara çdo muaj.

Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresën info@telegrafi.com deri në datën 24 Shkurt 2019

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për të vazhduar testet e mëtutjeshme.

Telegrafi
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)