Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 10.02.2019
Mundësi për punësim – Menaxher/e i/e zyrës në 4M Group

4M Group studio arkitekturale në Prishtinë dhe Londër, fton administratorë me përvojë për punësim në zyrën e saj në Prishtinë. Aktivitetet janë ngushtë të ndërlidhura me zyrat në Prishtinë dhe Londër.

Të keni:
1. Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze në të folur, shkrim e lexim (e domosdoshme)
2. Përvojë minimum 3 vite (e domosdoshme) të dokumentuar të punës në kompani / organizatë mirë të organizuar
3. Zell dhe fleksibilitet në punë, përshtatje në punë ekipore
4. Njohuritë kompjuterike:
  • Ms Word, Ms Excel (niveli mesatar)
  • Administrim të përmbajtjes në web faqe njohuri dhe përvojë (e pëlqyeshme)
Aktivitetet e pritura:
  • Menaxhim asetesh – regjistron dhe mirëmban regjistrin e literaturës, legjislacionit relevant, mostrave dhe aseteve tjera
  • Menaxhim i mirëmbajtjes së zyrës
  • Fajllim dhe arkivim i dokumentacionit të projekteve
  • Ndihmë menaxherëve të projekteve në procesin e punës ditore në zyre
  • Përkthim periodik i materialit të projekteve nga gjuha Angleze në Shqipe dhe anasjelltas
  • Financa (regjistrim faturash hyrëse-dalëse) dhe realizimi i pagesave sipas instruksioneve të menaxhuesve të projekteve
  • Prokurim i porosive në Britani dhe Kosovë, përfshirë edhe pagesat me kesh
  • Ndihmë / furnizim kontabilistit me informata të ndryshme për shpenzimet e projekteve apo zyrës
  • Administrim i orarit të punës dhe mungesave së punëtorëve
  • Koordinim me bashkëpunëtorë në projekte
  • Administrim i korrespondencës së email adresës informuese dhe përcjellja e përmbajtjes palëve gjegjëse
  • Administrim i resurseve njerëzore dhe procedurave të punësimit
  • Menaxhim logjistik eventesh, takimesh dhe aktiviteteve tjera për projekte apo funksionim të zyrës
  • Përpilim / përgatitje e materialit / dokumentacionit të takimeve sipas nevojës
  • Aranzhim i udhëtimeve dhe akomodimit për palët e caktuara
  • Pranim dhe administrim i thirrjeve lokale dhe ndërkombëtare për 4M
  • Menaxhim i shpenzimeve rrjedhëse të zyrës (komunaleve, furnizimit, internet,…)
  • Menaxhim i listës së kontakteve të zyrës (UK & KS)
  • Ndërlidhje me përkrahjen IT
  • Aktivitet raportues mujor menaxhmentit
Dorëzo (vetëm me e-mail!) në info@4mgroup.co.uk: CV-në, me përshkrim konciz (nuk ka nevojë për vizitë në zyre para ftesës!)

Shëno në CV mes tjerash:
  • numrin e telefonit dhe e-mail adresën personale
  • emrin, numrin e telefonit, e-mail adresën e personave referues ku keni punuar më herët
  • listën e edukimit profesional
  •  listën e përvojës relevante të punës (periudha, vendi, punëdhënësi, përshkrimi detaj i aktiviteteve dhe përgjegjësive të realizuara)
Kontaktohen për intervistë vetëm më të vlerësuarit!

4M Group
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)