Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 24.01.2019
ITD Prishtine shpk, shpall konkurs per :

Specialist logjistike për garancinë

1. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM PUNËS:

Specialist i i logjistikës për garancinë është punonjësi përgjegjës për kontrollin dhe verifikimin e garancive, kryerjen e porosive te pjesëve të këmbimit për riparimin e pajisjeve difektoze në garanci/gjendje. Kryen çdo proces tjetër të nevojshëm deri në zëvendësim/ rimbursim nga furnitori apo asgjësim të produkteve difektoze sipas ligjeve dhe procedurave përkatëse të kompanisë.

2. KËRKESAT BAZË PËR ARSIMIM, KUALIFIKIM, EKSPERIENCË:

- Të ketë përfunduar studimet e larta. (të preferueshme shkencat ekzakte; Matematikë, Fizikë,etj.)
- Të ketë njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, etj.)
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (shkrim dhe komunikim).
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative.
- Të ketë aftësi të përballojë ngarkesë pune.

3. DETYRA DHE PËRGJEGJËSI:

- Njeh dhe zbaton të gjitha PO, IP dhe rregulloret e kompanisë të lidhura me detyrat që i janë ngarkuar.
- Kryen verifikimin e garancisë për reklamimet ditore, bën regjistrimin dhe përditësimin e  reklamimeve në regjistrat e qarkullimit të pjesëve dhe bilancet përkatëse me furnitorët. Rakordon bilancet me kontabilitetin.
- Në rastin e komponentëve difektozë, kujdeset t’i zëvendësojë sipas rregullave dhe brenda afateve të përcaktuara.
- Evidenton dhe kryen porosinë e pjesëve të këmbimit për riparimin e pajisjeve difektoze në garanci/gjendje. Ndjek porosinë për furnizim brenda afateve nga furnitorët.
- Mban gjendjen e stokut të pjesëve të këmbimit në nivelet optimale të kërkuara nga kompania.
- Mirëmban gjendjen e magazinave të produkteve difektoze dhe RMA (inventari, kartelizimi, sistemimi dhe mirëmbajtja e produkteve në magazinë).
- Kryen verifikimet periodike mujore për furnitorët (faturimet, rimbursimet).
- Mundëson oferta speciale mbi çmimet e blerjes, si dhe çmime transporti.
- Ndjek korrespondencën dhe problemet e hasura me furnitorët, duke i eskaluar në nivelet e duhura. Bashkëpunon me njësitë e tjera për zgjidhjen e problemeve.
- Siguron manualet e shërbimit “Operations Guide”, kontaktet përkatëse të departamentit të servisit për çdo furnitor dhe pajis me to departamentin përkatës të shërbimit (kjo për rastet kur nuk ka akses të drejtpërdrejtë me vendorin nga stafi teknik).
- Evidenton kërkesat për certifikimin dhe trajnimin e personelit për çdo kontratë ekzistuese apo të re ASP duke mbajtur të informuar BNJ.
- Kujdeset për përmirësimin e termave dhe kushteve RMA të bashkëpunimit me furnitorët.
- Përgatit dokumentacionin dhe ngarkesën për Eksport të pjesëve të këmbimit ose RMA duke ndjekur ciklin deri në marrjen e rimbursimeve përkatëse.
- Kryen raportime mujore tek superiori mbi, por jo vetëm:
o situatën e porosive/reklamimeve/rimbursimeve për furnitorët në ngarkim;
o vlerësimin e stokut difektoz gjendje për çdo furnitor (afati i garancisë, sasia, kosto e pjesëve, kosto e transportit, kushtet ASP/ RMA tek furnitorët) me qëllim minimizimin e kostove të transportit dhe mos krijimin e humbjeve nga dalja e produkteve nga garancia me furnitorët;
o analizë të difektshmërisë në % për cdo furnitor dhe % e CN që lëshon furnitori;
o analizë mbi reklamimet e refuzuara (verifikim refuzimi, origjinë reklamimi, etj.);
o Krijon raporte dhe analiza mujore të tjera, sipas nevojës/kërkesës.
- Përgatit propozimin për vendosjen e çmimeve dhe merr aprovimin për to tek personi përgjegjës.

Ju lutem, te specifikohet pozita ne subject kur te aplikoni!
Dergoni CV dhe dokumentet tjera shtese, si Certifikata te shkollimit, trajnimeve(nese keni) ne email adresen: humanresources@itd-ks.com

Afati i fundit per te dorezuar te dhenat tuaja :24 Janar 2019

ITD Prishtine
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)