Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 23.01.2019
PUNONJËS PËR ZYRËN E SOS Fshatit të Fëmijëve

Asistent Administrativ / Orar i plotë M/F

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
  • Përgjegjës për punën e përgjithshme administrative ditore në SOS Fshatrat e Fëmijëve;
  • Ofron mbështetje për Drejtorin e Programit / lokacionit të SOS Fshatrave të Fëmijëve dhe bashkëpunëtorët e tjerë relevantë të SOS Fshatit të Fëmijëve për të bashkërenduar aktivitetet administrative;
  • Përgjegjës të asistojë në punët e përditshme të Drejtorit të Programit / lokacionit të SOS Fshatrave të Fëmijëve dhe organizon takime të ndryshme;
  • Përgjegjës për komunikim dhe korrespondencë si me telefon, email dhe përkthim sipas nevojës;
  • Përgjegjës për dokumentim të takimeve (përgatitje të agjendës dhe mbajtje të procesverbalit);
  • Përgatit, mirëmban dhe arkivon dokumentacionin;
  • Përgjegjës për mbikëqyrje të dosjeve të punonjësve;
  • Përgjegjës për përgatitjen dhe monitorimin e orareve të punës, dosjeve të pushimit të punonjësve;
  • Përgjegjës për mirëvajtjen e parave të imëta të SOS Fshatit të Fëmijëve dhe përcjellë shpenzimet ditore dhe të hyrat përmes transaksioneve në para të gatshme.
  • Përgjegjës për përgatitjen dhe mirëmbajtjen në baza ditore të Regjistrit të Parave të Vogla për SOS Fshatin e Fëmijëve, kuponëve dhe faturave.
  • Përgjegjës për përgatitjen e urdhëresave/kërkesave bankare në bazë të faturave të pranuara.
  • Mbikëqyr inventarin e projektit dhe është përgjegjës për regjistrimin e listës së inventarit;
  • Asiston në fushata për mbledhje të fondeve;
  • Mban korrespondencë me partnerët dhe donatorët e rinj dhe ata ekzistues;
  • Siguron mbështetje profesionale në bashkërendimin dhe zbatimin e punëve dhe çështjeve administrative gjatë procedurave të rekrutimit në Zyrën e SOS Fshatit të Fëmijëve.
  • Përgjegjës për konfidencialitetin e të dhënave të personelit.
KRITERET E NEVOJSHME:
  • Diplomë universitare në administrim ose menaxhim biznesi, gjuhë angleze ose shkenca sociale.
  • Eksperiencë profesionale në punë administrative të zyrës (2-3 vite).
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze (në të shkruar dhe verbale);
  • Gatishmëri të identifikohet me vizionin, misionin dhe vlerat e SOS Fshatrave të Fëmijëve.
  • Njohuri të mira të çështjeve administrative / financiare.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative, interpersonale dhe komunikuese;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të punës me kompjuter.
NE OFROJMË
  • Ambient mbështetës të punës me mundësi për ngritje profesionale.
  • Kushte të mira pune.
Orët e punës
  • 40 orë në javë
Afati i fundit për aplikim është më 23 janar 2019 përmes emailit: HR.Recruitment@soskosova.org.

Dokumentet e nevojshme për aplikim: formulari i aplikimit (sigurohet nga uebsajti http://www.soskosova.org; CV; letra shoqëruese pse mendoni se jeni kandidati i duhur; kopje të Diplomave, Certifikatave dhe Referencave; Certifikatë nga gjykata që konfirmon se nuk keni të kaluar kriminale (vlen vetëm për kandidatët të cilët ftohen në rrethin e fundit).

Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të ftohen në intervistë. SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare, organizatë e zhvillimit social që është aktive në fushën e të Drejtave të Fëmijëve duke mbështetur nevojat dhe shqetësimet e tyre që nga viti 1999, duke u ofruar fëmijëve të braktisur dhe fëmijëve në nevojë një shtëpi të qëndrueshme dhe përgatitje solide për jetë të pavarur.

SOS Children’s Villages is a non-governmental organization, social development organization, which is field of Children’s Rights by supporting their needs and concerns since 1999, offering to abandoned children and children in need a family, a stable home and solid preparation for an independent life.

SOS FSHATRAT E FEMIJEVE KOSOVE
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)