Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 19.12.2018
FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 1.7 milion klientë

FINCA ofron mundësi zhvillimi përmes:

PROGRAMIT TË PRAKTIKËS

Në të gjitha DEGËT E FINCA Kosovë dhe DEPARTAMENTET ne kuadër të Zyrës Qendrore FINCA Kosovë mirëpret studentët e kualifikuar të aplikojnë për Programin e Praktikës, ku ata mund të fitojnë përvojë të vlefshme praktike në njërën nga 26 Degët tona apo Departamentet e Zyrës Qendrore. Qëllimi i këtij programi është që studentëve t’u jepet mundësi për të konsoliduar njohuritë e tyre teorike me përvojën praktike.

Programi i praktikës, ofrohet për periudhën 4 mujore (03 Janar 2019 – 30 Prill 2019).

Gjatë kësaj periudhe programi i praktikës ofron mundësi:
  • ï‚· Për zhvillimin e njohurive duke kombinuar aspektin teorik me praktikën;
  • ï‚· Përgatitje për tregun e punës, duke punuar me mentorë professional;
  • ï‚· Mundësi e mirë e kyçjes në sistem financiar të Kosovës;
  • ï‚· Mundësi edhe të ofrimit të punës pas përfundimit të suksesshëm të praktikës;
  • ï‚· Praktika ofrohet pa pagesë.
Kriteret për aplikim:
  • ï‚· Studentët të cilët kanë diplomuar ose janë afër diplomimit;
  • ï‚· Kandidatët me aftësi shumë të mira të komunikimit;
  • ï‚· Gadishmëri për të punuar me orar të plotë të punës;
  • ï‚· Njohja e gjuhës Angleze është përparësi.
  • Procesi i përzgjedhjes:
  • ï‚· Të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e lartpërmendura do të ftohen për fazën e selektimit;
ï‚· Praktikantët do të pajisen me çertifikatën përkatese te perfundimit me sukses të praktikës.

Aplikimi bëhet përmes aplikacionit online, të cilën mund ta gjeni në web faqen tonë: www.Kosovo.Finca.org si dhe përmes e-mail adresës: hr@fincakosovo.org .

Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen. Tel: 038/ 609 721, 609 722

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen
FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë

Afati i aplikimit është deri me 19.12.2018

FINCA
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)