Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 17.12.2018
PËRSHKRIMI I PUNËS: 

• Përgatitë pasqyrat financiare sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe sipas procedurave të kompanise dhe bashkepunon me Auditorët e jashtëm gjatë kryerjes së auditimit.
• Përgjegjës për Librin Kryesor, gjeneron Librat e TVSH-së, listën e aseteve fikse dhe informata tjera të nevojshme sipas kërkesave ligjore dhe procedurave të kompanisë.
• Siguron që tatimet si TVSH, Tatimi në Burim, Tatimi në Fitim etj. janë llogaritur dhe deklaruar sipas ligjeve në fuqi .
• Kontrollon dhe barazon llogaritë bankare në rast të mospërputhjeve.
• Kontrollon dhe rishikon transaksionet kontabël të regjistruara dhe korigjon ato në rast të gabimeve.
• Gjeneron dhe deklaron listën e pagave.
• Përgatite raporte financiare për gjendjen financiare sipas kërkesës së Drejtorit Financiar dhe procedurave të kompanisë.
• Gjeneron raporte të ndryshme kontabël sipas kërkesave të Menaxhmentit.
• Administron sistemin kontabël dhe raporton cdo anomali tek mirëmbajtësit e sistemit.
• Përgjegjës për kontrollet financiare të kompanisë.
• Azhurimi ditor i të gjitha të hyrave dhe raportimi tek Drejtori Financiar.
• Kontrollon deponimet në raport të shitjeve ditore me para të gatshme me kupona fiskal.
• Hulumtimi i dallimeve mes shitjeve ditore të deklaruara dhe shitjeve në sistem, raportimi i gjetjeve në baza ditore te drejtori financiar dhe korigjimi i menjëhershëm i gabimeve në sistem.
• Barazon librat e shitjeve të TVSH-së me shitjet e raportuara në sistem në baza mujore.

KËRKESAT E PROFILIT:

• Të ketë Diplomë Universitare të Fakuletit Ekonomik – Drejtimi Banka dhe Financa;
• Të ketë eksperiencë punesi kontabilist ne fushen e retailit se paku 3 vite.
• Të ketë njohuri shumë të mirë të programeve të ndryshme financiare.
• Të jetë kontabilist i çertifikuar në SCAAK – (dëshmi: çertifikatat).
• Të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze (në të folur dhe të shkruar).
• Të ketë njohuri shumë të mirë të programëve kompjuterike bazë; si Microsoft Office, NAVISION është përparësi.
• Aftësi të mira komunikimi.


PAGESA:   Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: d.xhema@theheadhunter.com , për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z.Dren XHEMA në numrin e telefonit + 383 44 22 44 66 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 17 Dhjetor 2018. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për këtë pozitë, të shkruajnë pozitën për të cilën aplikojnë në “Subject Line”.

The HeadHunter KosovoBranch
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)