Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 21.12.2018
Në kuadër të projektit "Trajnimi profesional inovativ për fuqizim ekonomik të rinisë" i cili realizohet në kuadër të poliklinikës së organizatës Human Care me mbështetje nga Ministria Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, bëjmë thirrje tek të rinjtë dhe të rejat që kanë përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë, në veçanti drejtimit të stomatologjisë që të aplikojnë për asistentët/teknikë stomatologut.

Praktikantët do të jenë pjesë e trajnimeve që do të realizohen në module që do të aftësohen me metodat inovative të punës dhe të jenë plotësisht të gatshëm për punë si asistent dhe teknik stomatologu, kjo është një mundësi e mirë për përgatitje për punë apo edhe të vetë punësohen.

Me qëllim të fuqizimit dhe rritjes së kapaciteteve ekzistuese të përfituesve, në fund të çdo seance të trajnimit nga stomatologët (trajnerët), grupet do të praktikojnë në shumë raste vetë atë që kanë mësuar duke parë edhe progresin e tyre të arritur dhe duke i bërë që ata të ndihen të sigurt me vetën e tyre për atë që kanë mësuar ta vënë në praktik në mënyrë me të lehtë dhe më të mirë.

Trajnimi do të realizohet në dy pjesë me nga tre muaj.

10 kandidatët e parë që do të pranohen, fillojnë trajnimin në janar 2019 deri në prill 2019.

Pas përfundimit të trajnimit, kandidatët do të pajisen me certifikatë.
Gjithë të interesuarit të plotësojnë formën e aplikimit, duke bashkangjitur një kopje të diplomës së përfundimit të shkollës së mesme, në linkun:

https://goo.gl/forms/V1Mwx5Xa8EwbvP1u2 deri më 21 dhjetor 2018.

Inkurajojmë të gjithë të rinjtë të aplikojnë, në veçanti gjininë femërore dhe të gjitha minoritetet që jetojnë në Kosovë.

Human Care
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)