Rregullat e Përdorimit

Mbrojtja e privatësisë
Në emër të portalit Telegrafi.com zotohemi për të mbrojtur privatësinë e klientëve tanë. Ne mbledhim vetëm informacionet e domosdoshme të klientëve/shfrytëzuesve dhe të dhënat e nevojshme për afarizëm të cilat janë në përputhje me shprehitë e mira të afarizmit profesional.

Të gjitha të dhënat për përdoruesit/klientët janë rreptësishtë konfidenciale dhe në dispozicion vetëm për punonjësit që e kanë të domosdoshme kryerjen e punës së tyre dhe nuk do të shpërndahen për palet e treat. Të gjithë agjentet e rubrikes “kerko Punë” janë përgjegjës për të respektuar parimet e mbrojtjes së privatësisë së klientëve.

Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit mund të perdoren vetëm për qëllime informimi dhe promovimi të produkteve dhe shërbimeve nga Telegrafi dhe Smard.

Llogaria juaj
Përms përdorimit te këtij shërbimi, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë së llogarisë dhe fjalëkalimin tuaj që e keni pranuar gjatë regjistrimit në këtë faqe interneti. Duke përdorur ueb-faqen puna.telegrafi.com ju jeni përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin në llogarinë tuaj, me fjalëkalimin tuaj.

Faqja "llogaria juaj" është në dispozicion tuaj pas regjistrimit të suksesshëm. "Llogaria juaj" do të jetë e dukshme vetëm për ju, e aty mund t'i rifreskoni të dhënat e juaja si dhe t'i monitoroni ato. Në llogarine tuaj ju mund ta monitoroni statusin e punes suaj se a eshte ne pritje per aprovim apo eshte aprovuar si dhe menaxhimin e kandidateve te cilet aplikojne ne pune.

Orari
Ju mund të dergoni shpallje kurdo që mundeni, por ne mund t'i parovojmë ato vetëm gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte) prej ores 09:00 – 17:00.

Ndryshimi (update) i të dhënave në ueb-faqe Telegrafi.com rezervon të drejtën që në çdo kohë, pa paralajmërim, të ndryshojë të dhënat në ueb-faqe.

Regjistrim (Krijimi i llogarisë)
Për të krijuar llogari, ju jeni të detyruar të postoni punën e parë dhe llogaria juaj do të hapet automatikisht. Në email do të pranoni njoftimin për statusin e punës i cili fillimisht duhet të aprovohet nga njëri prej agjentëve tanë. Gjithashtu ju do të pranoni edhe një email i cili do të ju kërkojë të klikoni nje linke për ta vendosni fjalëkalimin tuaj.