Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 23.08.2017
Këshilltar i/e zhvillimit të Biznesit - Shitje në Terren
B2B/ Business Development Officer


Eppc Kosovo kërkon një Këshilltar/e të Zhvillimit të Biznesit për një kompani ndërkombëtare me degë në Prishtinë, shumë inovative, cila ofron shërbime online për profesionist dhe biznese të vogla në Kosovë rreth digjitalizimit elektronik, e-commerce, shitjes dhe marketingut.


Përgjegjësitë Kryesore:
  • Viziton bizneset dhe prezanton produktet/ shërbimet e kompanisë;
  • Hulumton, mbledh të dhëna rreth bizneseve, dhe zhvillon njohuritë rreth produkteve dhe tregut;
  • Monitoron tregun dhe konkurrencën duke mbledhur informata çmimet, produktet, etj;
  • Asiston klientët për t’i regjistruar në platformë duke plotësuar informatat e nevojshme;
  • Ndërton raportet dhe besueshmërinë me bizneset dhe vendimarrësit;
  • Zgjidh ankesat e klientëve duke hetuar problemet;
  • Rekomandon ndryshime/ përmirësime në bazë të ndryshimeve në treg;
  • Kontribuon përmes punës ekipore për të realizuar rezultatet e planifikuara;
  • Përmbush nevojat duke arritur ‘targetat’ mujore/kuartale të shitjes;
  • Përgatitë raportet dhe jep rekomandimeve për menaxhmentin.

Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Diplomë universitare (përbën avantazh në degët Ekonomi, Biznes, Marketing, ICT);
  • Eksperiencë pune së paku pesë (5) vite, dhe minimum dy (2) vite ekperiencë në shitje direkte me biznese (B2B);
  • Të jetë person energjik, ambicioz dhe i/e disiplinuar në punë;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe shitjeje;
  • Paraqitje profesionale dhe i/e orientuar drejt shërbimit ndaj klientit dhe arritjes së objektivave;
  • Numër i madh i kontakteve dhe rrjetet e bashkëpunimit me biznese përbën avantazh;
  • Të posedojë leje drejtimi, kategoria B.

Të dhënat:

Pozicioni:
  • Këshilltar i/e Zhvillimit të Biznesit/ Business Development Officer;
Vendndodhja:
  • Prishtinë;
Pagesa:
  • Duke filluar nga 800 EUR + përqindje + benefite;
Kontrata:
  • Sipas Ligjit të Punës;

Aplikimet mbyllen:

23.08.2017


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:

kosovo@eppc.al


Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

EPPC
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)
advertisment