Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 25.08.2017
Italian Petroll  Kosova  “ IP-KOS sh.p.k” me numër të biznesit 71017729 me adresë në Rrugën “ Elez Berisha” nr.20 në Prishtinë shpall:

K O N K U R S

Titulli i pozitës:  Kontabilist kryesor
Niveli/Grada: VIII
Nëpunësi mbikëqyrës:  Drejtori i Departamentit të Financave

Përshkrimi i pozitës: Kontabilisti kryesor është përgjegjës për mbikqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të të gjitha politikave financiare dhe të kontabilitetit në kompani. Këtu përfshihet raportimi sipas standardeve, implementimi i kontrolleve financiare ekzistuese si dhe krijimi i kontrolleve financiare të reja

Detyrat Kryesore:

- Përgatitë pasqyrat financiare sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe sipas procedurave të kompanisë dhe bashkëpunon me auditorët e jashtëm gjatë kryerjes së auditimit;
- Përgatitë Librin Kryesor, gjeneron Librat e TVSH-së, listën e aseteve fikse dhe informata të tjera të nevojshme sipas kërkesave ligjore dhe procedurave të kompanisë;
- Sigurohet se tatimet si TVSH, Tatimi në Burim, Tatimi në Fitim etj. janë llogaritur dhe deklaruar sipas ligjeve në fuqi;
- Pergatitë dhe deklaron raportin vjetor të të hyrave në ATK.
- Kontrollon dhe rikonsiluon llogaritë bankare në rast të mospërputhjeve;
- Kontrollon dhe rishikon transaksionet kontabël të regjistruara dhe korigjon ato në rast të gabimeve;
- Gjeneron dhe deklaron listën e pagave;
- Përgatitë raporte financiare për gjendjen financiare sipas kërkesës së Drejtorit Financiar dhe procedurave të kompanisë;
- Gjeneron raporte të ndryshme kontabël sipas kërkesave të Menaxhmentit;
- Administron sistemin kontabël dhe raporton Ò«do anomali tek mirëmbajtësit e sistemit;
- Mban përgjegjësi për kontrollet financiare të kompanisë

Kualifikimet arsimore dhe profesionale për këtë pozitë:

- Diplomë universitare në Ekonomi, niveli Master i preferueshëm;
- Certifikim në nivelin e dytë në SCAAK – Kontabilist i Certifikuar (apo Certifikim të ngjajshëm) i preferuar;
- Së paku dy vite përvojë pune në kontabilitet;

Shkathtësitë dhe aftësit  e kërkuara

- Njohuri të detajuara të parimeve të përgjithshme të kontabilitetit dhe e legjislacionit në fuqi;
- Njohuri të shkëlqyera në sisteme financiare dhe MS Excel,
- Aftësi udhëheqëse si dhe aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup; 
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Motivim për zhvillim të vazhdueshëm profesional;

Të interesuarit mundë të aplikojnë  duke derguar CV dhe një letër motivuese në e-mail adresën info@ip-kos.com. Vetem kanditatët  të cilët i plotësojn kushtet e kërkuara  do të  kontaktohen.

Konkursi është i hapur  nga  dt. 11.08.2017  deri  më  dt. 25.08.2017

Prishtinë 11.08.2017

IP KOS shpk
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)
advertisment