Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 16.08.2017
Kompania AGROFLORENCE SH.P.K është e orientuar në biznesin e sektorit të produkteve bujqesore përkatësisht në distribuimin dhe shitjen me shumicë të produkteve bujqesore, ne territorin e Kosovës.
Përshkrimi i detyrave:
- Pranimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël për Departamentin e Financave.
- Kontrollimi logjik dhe formal i dokumentacionit të pranuar.
- Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë faturat e blerjes, faturat e shpenzimeve, regjistrin e detyrimeve ndaj nën-agjentëve, regjistrat e pagave, raportet e bankës etj.
- Përgatitja e regjistrit të detyrimeve për pagesë medetajet e kreditorëve dhepërcjellja e kryerjes me kohë të gjitha detyrimeve.
- Barazimi i llogarive të nën-agjentëve në baza ditore.
- Barazimi i llogarive të pagueshme dhe llogarive të arkëtueshme me partnerët afaristnë periudha të caktuara kohore.
- Mirëmbajtja e rregullt e regjistrit të aseteve fikse, llogaritja e zhvlerësimit dhedorëzimi i detajeve për regjistrim kontabël tek Kontabilisti kryesor.
- Barazimi i llogarive të stoqeve me kontabilitetin financiar.
- Fajllimi dhe mirëmbajtja e rregullt e fajllave sipas llojit të dokumentacionit kontabël.
- Kryerja e punëve të tjera nga lëmi i kontabilitetit, financave ose punëve tjera administrative sipas kërkesës së Drejtorit Financiar ose të Kontabilistit kryesor.
Kualifikimi dhe eksperienca:
- Fakulteti Ekonomik ose grada Bachelor drejtimi financa, kontabilitet.
- Shkathtësi të larta në përdorimin e moduleve të MS Office dhe në përgjithësi në punët me numra.
- Preferohet që kandidati të ketë eksperiencë të vazhdueshme në pozita të ngjashme
Specifikat Personale (Aftësitë dhe Shkathtësitë)
- Të posedoj aftësi/shkathtësi te kontabilitetit , të zgjidhjes sÑ‘ problemeve, të komunikimit me gojë/të shkruar & elektronik, për të punuar nën presion dhe stres, të përdorimit të kompjuterit dhe pajisjeve tjera elektronike të zyrës.
Informacione plotësuese: CV pranohen në emailin agroflorence@hotmail.com
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në 044/347-456; 044/267-621
Vërejtje: CV-a pranohet në formë elektronike apo në selinë e kompanisë Agroflorence shpk, andaj CV-së preferohet ti bashkëngjitet nje foto.

AGROFLORENCE SHPK
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)
advertisment