Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 12.08.2017
TEB Sh.A. është një nga bankat më me reputacion në Kosovë dhe është pjesë e brendit të njohur bankar në Turqi, e mbështetur nga autoriteti ndërkombëtar BNP Paribas.

TEB Sh.A. po kërkon një Zyrtar të Marketingut dhe Komunikimit me Korporata për Departamentin e Reklamimit dhe Komunikimit  Korporativ në Zyrën Qendrore në Prishtinë.

Përshkrimi i punës:

• Monitoron buxhetin e reklamimit dhe sponsorizimit dhe shumën e shpenzuar; përgatit raporte javore dhe mujore të shpenzimeve të reklamimit dhe sponsorizimit,
• Koordinon punët ndërlidhëse të departamentit të reklamimit / marketingut me departamentin e kontabilitetit / financave,
• Koordinon me linjat e biznesit informatat e kontratave për të gjitha kontratat e reklamimit / sponsorizimit, organizon dhe mirëmban sistemet e dosjeve në letër dhe elektronike për të gjitha kontratat,
• Përgjegjës për barazimin e të gjitha faturimeve dhe pagesave të reklamimit / marketingut; koordinon me shitësit e ndryshëm për të siguruar pagesat e duhura,
• Ndihmon në  lansimet e fushatave / konferencave  për shtyp/ ngjarjeve/ duke vepruar si ndërlidhës me agjencinë e reklamave,
• Mirëmban planet e posterave dhe materialet e marketingut të përditësuara për të gjitha degët;  Planifikon shtypjen (printimin) e  të gjitha materialeve sipas planit të fushatës duke u ndërlidhur me agjencinë e reklamave,
• Siguron mbështetje lidhur me detyrat e përgjithshme administrative,
• Ndihmon në fushatat e tjera të tilla si Media Sociale dhe kanale të tjera të medias,
• Koordinon  e-maila zyrtarë të TEB Sh.A. (info@teb-kos.com) me linjat e biznesit dhe Departamentin e Kujdesit ndaj Klientit,
• Detyra të tjera  ashtu siç përcaktohen nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejt

Kualifikimet:

•  Diplomë universitare në Marketing ose në Komunikimin Masiv është e preferueshme
•  Aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur në gjuhën shqipe dhe angleze
•  Përvojë pune tre-vjeçare në fushën e  marketingut është e preferueshme
•  Aftësi të organizimit dhe menaxhimit efektiv të kohës
• Aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi të përsosura të komunikimit në të shkruar dhe në të folur
• Njohuri të mira në MS Office

Aplikimi duhet të bëhet ‘online’ nëpërmjet uebfaqes së bankës www.teb-kos.com. Për të aplikuar ju lutem referohuni në Mundësi Punësimi dhe ndiqni linkun https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 18.07.2017. Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

teb bank
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)
advertisment