Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 03.07.2017
ARTMOTION është operator i licensuar që ofron shërbime të Internetit dhe televiziorit kabllor dhe IPTV në Republiken e Kosovës.  Me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira dhe inovative klienteve të saj, Artmotion shpall këtë konkurs për punonjës të ri:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira për:

1) Teknik për instalimin e antenave mikrovalore – 2 pozita
Përgjegjësitë:
Viziton pikat ku do të instalohen/zëvendësohen pajisjet. Identifikon pajisjet ekzistuese, tokëzimin ekzistues, si dhe kushtet e furnizimit me rrymë. Konstaton kushtet ekzistuese hapsinore, elektrike, mekanike, ndërtimore dhe ambientale për instalimin e pajisjeve të reja Kryen punët eventuale për përgatitjen e pikave për instalimin e pajisjeve. Jep propozime për zgjedhje të çështjeve që ndërlidhen me instalimin e pajisjeve të reja. Kryen instalimet e antenave mikrovalore sipas planifikimeve
Kriteret:
Kualifikim adekuat shkollore apo përvojë pune të dëshmuar;
Përvojë pune dhe njohja e mirë e radio pajisjeve  dhe antenave mikrovalore;
Njohja e pajisjeve me rrymë AC/DC, pajisjeve dhe mënyrave të tokëzimit;
Aftësi të mira fizike për punë ne teren;
Të posedoj patent shofer;
Të ketë njohuri të përgjitshme per TV Kabllor, Internet dh konfigurim bazik të paisjeve të internetit;
Të jetë i gatshëm të punojë jashtë orarit dhe me orar të ndryshueshëm.

2) Teknik për instalim në rrjetin koaksial – 2 pozita
Përgjegjësitë:
Kryen instalimet tek klientët e ri në bazë të termineve të caktuara nga udhëheqësi, bën intervenime të ndryshme në rrjetën primare dhe sekondare varësisht prej kërkesave të udhëheqësit të ekipeve.
Kriteret:
Mosha 18 vjet deri ne 35 vjet;
Të posedoj patent shofer;
Të banojë në Prishtinë apo rethine;
Të ketë njohuri të përgjitshme per TV Kabllor, Internet dhe konfigurim bazik të paisjeve të internetit;
Të jetë i gatshëm të punojë jashtë orarit dhe me orar të ndryshueshëm.

Preferohët: Njohja e punës së mirëmbajtjës dhe instalimit të rrjetit me kabull kaoksial, vendosje të konektorëve, tapave, modemave, ruterave etj., matje bazike të sinjalit si dhe përvoja parparake.

3) Teknik në rrjetin optik – 2 pozita
Përgjegjësitë:
Kryen instalimet tek klientët e ri ne bazë të termineve të caktuara nga udhëheqësi, bën intervenime të ndryshme në rrjetën primare dhe sekondare varësisht prej kërkesave të udhëheqësit të ekipeve ne rrjetin optik.
Kriteret:
Mosha 18 vjet deri ne 35 vjet;
Të posedoj patent shofer;
Të banojë në Prishtinë apo rethine;
Të ketë njohuri të përgjitshme per rrjetat telekomunikuese si dhe Konfigurim bazik të paisjeve të internetit;
Të jetë i gatshëm të punojë jashtë orarit dhe me orar të ndryshueshëm si dhe ne rast te urgjencave.

Preferohet: Njohura e punes me Optical Splicer, matje te ndryshme me OTDR si dhe pervoja paraprake.

4) Inxhinier i rrjetit kabllor (HFC - Hybrid FIber Coax) – 2 pozita
Përgjegjësitë:
Planifikon zgjerimet e rrjetit HFC dhe i dazjnon ato duke shfrytëzuar programe të ndryshme softuerësh të dizajnit  si AutoCAD, AutoCAD 3DMAP / GIS dhe Microsoft Visio.
Planifikon centralin kryesor (Main Headend), rrjetin për një zone të caktuar ku përfshihën elementet si nyja optike (Optical Node), përforcuesit dhe ndarësit e sinjalit.
Llogaritë nivelete e sinjalit RF dhe optik nga Headend-i e deri tek ndarësi i fundit i sinjalit që vendosët te konsumatori.
Bën dokumentimin e rrjetit të fibrit optik dhe koaksial, dokumentacionin e bashkimit të fibrave dhe BOM-in në përputhje me standardet dhe specifikimet e digjitalizimit te kompanise.
Jep udhëzime teknike të gjithë akterëve që marrin pjesë në ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit. Të kontribojë në koordinimin e projekteve dhe të kryejë funksione administrative duke mbajtur shënimet përkatëse, duke siguruar raporte sipas nevojës.
Percakton detyrat e punës, rrjedhën e punës së projektit dhe mbani raporte të sakta javore.
Kriteret:
Diplomë Universitare në Telekomunikacion, Elektronike, apo fusha relevante;
Të ketë përvoje në dizajnimin dhe funkisonimin e rrjetave HFC;
Të ketë njohuri në përdorimin e AutoCAd, Visio, dhe paketen Office;
Të ketë njohuri të teknologjive/protokoleve EuroDocsis, DVB-C, rrjetin HFC, dhe rrjetat optike FTTx, IPTV;
Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze;
Të ketë njohuri të shkëlqyeshme në modulimet dhe parametrat tjerë RF (Radio Frequency) të rrjetit HFC;
Të ketë njohuri në përdorimin pasijeve matëse të cilat përdoren në rrjetin HFC;
Të jetë i gatshem të bejë krahasime në teknologjitë e ndryshme dhe ti jep rekomandime stafit tekinik;
Të ketë njohuri në elementet e rrjetit HFC sic jane: Nyja optike, përforcuesit, kabllot optike  dhe koaksiale, ndarësit e sinjalit.

5) Teknik i mirëmbajtjës së rrjetit të mbrendshëm – 2 pozita
Përgjegjësitë:
Ndërton rrjetin me ose pa kabull, konfiguron sigurinë e rrjetit. Bën zëvendësimin e
pajisjeve të dëmtuara. Riparon defektet e rrjetit. Bën testimin e sinjalit. Bën matjet dhe shënimet sipas
skemës. Mirëmban sistemet dhe rrjetin kompjuterik.
Kriteret:
Mosha 18 vjet deri ne 35 vjet;
Të posedoj patent shofer;
Të banojë në Prishtinë apo rethine;
Të ketë njohuri të përgjitshme per rrjetat telekomunikuese si dhe Konfigurim bazik të paisjeve të internetit;
Të jetë i gatshëm të punojë jashtë orarit dhe me orar të ndryshueshëm si dhe ne rast te urgjencave.

6) Administrator te rrjetit (NOC Engineer) – 3 pozita
Përgjegjësitë:
Instalon/konfiguron paisjet e rrjetës, i mirëmban, përditëson dhe monitoron përmes sistemit të monitorimit. Mirëmban shërbimet e ofruara për klientë duke ofruar mbështetje teknike profesionale për klientin. Zgjidh problemet teknike që gjenerohën permës tiketave nga CallCenter. Ofron mbështetje teknike për teknikët në terren.
Kriteret:
BSc ne Shkenca Kompjuterike / Inxhinieri kompjuterike;
Çertefikim në CCNA ose njohuri te dëshmuara në ketë nivel;
Njohuri të mira në teknologjitë: IP protocols (ICMP, UDP, TCP); IP filtering/firewalling dhe njohuri bazike në protokolet e rutimit (BGP, OSPF, PIM). Të ketë njohuri elementare për OS e Cisco, MikroTik, UBNT, etj.
Përparësi  kanë kandidatët me pervojë pune në ISP, kompani qe ofrojn sherbime të rrjetave apo të ngjashme.
Puna në NOC zhvillohet me orar 24/7 dhe kandidati duhet të jetë fleksibil për ndryshimet në orar të punës. Te jete i gatshëm të punojë në turne të ndryshme sipas nevojës.

7) Administrator te IPTV/DVB – 1 pozite
Përgjegjësitë:
Konfigurim, mirëmbajtje dhe monitorim në IPTV/DVB head-end duke përfshirë: Satellite Dishes/LNBs, Splitters, Streamers, Middle-ware, STB, Encoders, Transcoders. Monitoron dhe ofron raporte teknike për përformancen dhe problemet në IPTV/DVB Head-end.
Kriteret:
BSc ne Shkenca Kompjuterike/ Inxhinieri kompjuterike
Përparësi kanë kandidatët me përvojë pune në kompani që ofrojnë shërbime të ngjashme.
Kërkohët të ketë njohuri bazike për TCP/IP dhe OS Unix/Linux.
Kërkohët të kete njohuri të mira për DVB, IPTV, MPEG, Encoders, Transcoders, STBs.

9) Teknik per sistemin GIS – 1 pozite 
Përgjegjësitë:
Krijon dhe miremban GIS databazen. Krijon hartat sipas kerkeses duke perdorur te dhenat nga GIS databaza, i modifikon dhe prezenton ato. Puna zhvillohet ne zyre, por dhe ne terren gjate fazes se marrjes se te dhenave.
Kriteret:
BSc ne Gjeografi, Shkenca Kompjuterike ose trajnime per GIS (ArcGIS).
Te kete eksperienca te ngjashme pune ne pergatitjen e hartave GIS
Te kete njohuri te mira ne punen me SO Windows dhe programet aplikative. Te kete njohuri te mira ne matematike dhe ne fushen e Sistemit Global te Pozicionimit GPS, ashtu qe te jete ne gjendje te perpunoj te dhenat ne GIS databaze, dhe te gjeneroj raporte teknike.
Pervoja ne punen me ArcGIS, ose te ngjashme eshte e deshiruar.



Kandidatët të cilët aplikojnë, duhet që ti dërgojnë këto dokumente:
-       CV-në së bashku me dëshmitë e përgatitjes shkollore - universitare,
-       Letër Motivuese në të cilën duhet të cekni Departamentin në të cilin konkurroni,
-       Kopjen e Letërnjoftimit,
-       Kopjen e Patent Shoferit,
-       Çertifikatat e trajnimeve eventuale.

Aplikimi bëhet përmes postës elektronike (e-mail), në:
hr@artmotion.net
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 03.07.2017

ARTMOTION
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)
advertisment