Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 30.04.2017
Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:


Ndihmës Automekanik


Detyrat dhe përgjegjësitë :
Kryen veprime rutinore që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve të kompanisë;
Bënë diagnostikimin e dëmtimeve teknike, prishjeve dhe bënë ndrrimin ose riparimin e tyre;
Kujdeset për kryerjen e servisimeve të rregullta të automjeteve;
Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi,testimi, lubrifikimi etj.



Kualifikimet e kërkuara
Preferohet diplomë e shkollës së mesme, në lëminë e mekanikës;
Minimum 2 vite përvojë pune në lëminë mekanikës;
Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe punës ekipore;
Të kenë aftësi për të punuar në orar fleksibil;



Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të konkurrojnë duke dërguar aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com.

  Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.


  Konkursi do të jetë i hapur nga data 17 Prill 2017 deri më  datë 30 Prill 2017.

    Gjithashtu aplikacioni mund të dorëzohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj, në adresën                        Magjistralja  Prishtinë – Shkup  km-10 pn, 14000, Lipjan.

Bucaj
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)
advertisment