Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 30.04.2017
Pozicioni: Menaxher i Financave dhe Kontabilitetit
Raporton tek: Drejtori Gjeneral

Përgjegjësitë kryesore
-Organizon, drejton dhe mbikëqyr të gjitha funksionet e menaxhimit financiar dhe kontabilitetit brenda ndërmarrjes
-Krijimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit duke krijuar Procedurat e nevojshme 
-Menaxhimi i aspekteve tatimore të kompanisë dhe kordinimi i punëve me Administratën Tatimore të Kosovës, Auditorët etj.
-Organizon, mbikëqyr dhe drejton funksionet e përgjithshme të Departamentit të Financave
-Ndihmon në përgaditjen e planeve strategjike, buxheteve dhe parashikimeve financiare, si dhe kontrollon në përgjithësi sistemet e menaxhimit financiar
-Mbikëqyr, koordinon dhe këshillon punonjësit brenda Departamentit të Financave dhe Kontabilietit
-Përgjigjet në kërkesat për raporte të ndryshme financiare, të kërkuara nga bordi i ndërmarrjes,rregullatori si dhe palët e treta (Bankat, Auditorët etj)
-Si dhe kryen punë dhe detyra të tjera të përcaktuara nga bordi apo udhëheqësi i drejtpërdrejt.

Kualifikimet
-Fakulteti Ekonomik, Drejtimi Banka dhe Financa (specializimi në fushën e financave dhe kontabilietit është përparësi)
-Kualifikimi professional ne Kontabilitet (SCAAK ose ACCA)
-Së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të financave 
-Të posedojë aftësi menaxheriale dhe udhëheqëse
-Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për tu adaptuar me nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjes 
-Të ketë kreativitet dhe iniciativa për të ofruar ide të reja në lidhje me procesin e punës brenda Departamentit Financiar 
-Të ketë aftësi për formulimin e strategjive financiare, raporteve financiare, politikave të kontabilitetit dhe procedurave të kontrollit të kontabilitetit, në përputhje me qëllimet dhe objektivat e ndërmarrjes, konform legjislacionit në fuqi
-Të ketë aftësi të mira të komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze
-Të ketë afëtsi të mira të përdorimit të pajisjeve kompjuterike, në aplikacionet e MS Office dhe bazave të të dhënave tjera financiare

Dokumentet për Aplikim
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

1.CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore - universitare 
2.Letër Motivuese 
3.Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse 4.Çertifikatat e trajnimeve eventuale 
5.Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme)

Aplikimi bëhet përmes emailit - postës elektronike, në: info@gntc-ks.com , deri më 30 Prill 2017

Gorenje Department Store
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)
advertisment