Kthehu
Përshkrimi Afati për aplikim: 15.05.2017
DELTA Security është Kompani private profesionale e cila ofron shërbime të sigurisë: Roje, Monitorim dhe Reagim të Sistemeve të Sigurisë (alarm & kamera), Instalim, Servisim dhe Mirëmbajtje te Sistemeve te Sigurisë.
DELTA Security Sh.p.k ofron mundësi afatgjate të punësimit, perspektivë për karrierë, avancim personal dhe kushte të mira pune.

Delta Security shpall konkurs:

Pozita: Roje te Sigurimit Fizik - vende pune në objekte te ndryshme.

Lokacioni: Prishtinë dhe Fushë Kosovë - 20 Roje.

Ofrimi i punësimit: Punësim i menjëhershëm

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:

- Te kenë te përfunduar së paku shkollën fillore;
- Mos te kenë qenë të dënuar apo ndjekur penalisht;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
- Aftësi për të punuar në situata stresuese;
- Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore në ambient dinamik.

Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune prej orës 09.00 në zyrën Qendrore të kompanisë, adresa: Rr. Enver Maloku nr. 108/1 Bregu i Diellit (në objektin  Furra Qerimi  1, kati IV-të), Prishtinë, ose i dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën:apliko@deltasecurity.biz.
Afati për aplikim është i hapur nga data 17.04.2017, çdo ditë nga ora 09:00 deri ne ora 17:00.

Vërejtje: Ju lutem shënoni saktësisht pozitën për të cilën aplikoni.

Delta Security
APLIKO TANI
Bashkangjit CV (doc,docx,txt,pdf,zip)
advertisment